Gjyqtari kryesor kërkojë vazhdimin e ndeshjes, futbollistës e Kosovës refuzojnë të kthehen në fushë

Thirrjet anti-Kosovë në ndeshjen Rumani – Kosovë në Bukuresht, kanë bërë që ndeshja të ndërpritet dhe futbollistët e Kosovës të mos kthehen më në fushën e lojës.

Në kohën shtesë, pranë rezultatit 0:0, tifozët ultra racistë të Rumanisë, kanë bërë thirrje raciste e fashiste në drejtim të futbollistëve kosovarë, të cilët të udhëhequr nga kapiteni Amir Rrahmani, janë futur në dhomat e zhveshjes, dhe nuk janë kthyer më as pas pritjes prej më shumë se 40 minutave.

Dueli tashmë do të vendoset nga komisionet përkatëse të UEFA-së.

Edhe një vit më parë, përballja në Rumani kundër Kosovës ishte ndërprerë për arsyet e njëjta të tifozëve.