Valon Syla: “Ju flet Shtimja e lirë” – Në Shtimen e “çlirume” prej Vetëvendosjes, sallën e mbushë LDK-ja

Analisti Valon Syla duke iu referuar pamjeve të një tubimi të LDK-së në Shtime, tha se votat që i kanë ikë LDK-së po i kthehen.

Sipas tij, VV-ja nuk po e mbushë sallën në Shtime anipse qeverisë aty, por LDK-ja.

Kjo kallxon që një Shtime e çlirume prej Vetëvendosjes, ku ju flet Shtimja e lirë, këta krejt janë konë në LDK…Kjo kallxon që qajo vota që i ka humb e i ka ikë LDK-së, pra diku 14% i kanë ikë LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit, të garantoj që këtu janë shumica ish votues të VV-së…”, tha Syla në Pressing, duke komentuar tubimin e Abdixhikut.

“Është e vërtetë që vota që i ka ikë, po i kthehet LDK-së, s’mundesh mi mashtru ata me një të shkuar te varri i Ibrahim Rugoves e me një flamur të Dardanisë…”, tha Syla.

“Pse VV-ja s’po e mbush (sallën)”, pyeti Syla.