Gazetari Berat Buzhala ka thënë se sipas idesë së tij kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ateist.
I ftuar në Rubikon të KlanKosovës, Buzhala ka thënë se ai mendon se Albin Kurti është ateist.
“Unë thellë mendoj se Albini është ateist. Të gjitha fjalimet i ka lojëra politike për ta mashtruar një xhemat të caktuar. Albini më këmbë e me kokë është ateist, qe po e sheh edhe korrikulën. Mendoj se ai e ka parë këtë doracak”, ka thënë Buzhala duke diskutuar për doracakun për edukimin seksual në shkolla.