Deklarata e fundit e Spartak Ngjeles ka ndezur një debat të fortë në rrjetet sociale.
Në një intervistë avokati u shpreh se ka momente kur gratë nuk i rezistojnë dot vështrimit të një mashkulli, si edhe “bëjnë skema sikur s’duan” të kryejnë marrëdhënie.
“vjen një moment i caktuar që femra mbasi ka filluar të shtrëngohet për përdhunim dorëzohet nga kënaqësia”.
“Nuk e di sa është përqindja por ka raste kur femra nuk reziston dot vështrimit të tij. Po flasim për momentin psikik, është dobësi. Nuk e ka burri, e ka vetëm gruaja. Pse nuk i reziston dot gruaja vështrimit të tij, e shumë gjëra të tjera. P.sh. në legjislacionin anglez nuk mund ta akuzosh tjetrin për përdhunim në rast se nuk ke rezistuar.
Ajo duhet të rezistojë. Është edhe skema e vajzës se bën sikur s’do.
Ato që akuzojnë x për përdhunim në bazë të të drejtës penale angleze ata masin sa e ke segmentin e rezistencës. Se vjen një moment i caktuar që femra mbasi ka filluar të shtrëngohet për përdhunim dorëzohet nga kënaqësia.
Prandaj duhet të jetë rezistenca e madhe që ai ta dënojë, sepse mund të jetë skerco. Bën sikur s’do, këtu matet shkalla e rezistencës”, tha avokati Ngjela në emisionin “Më lër të flas” tha avokat Ngjela.
Kjo deklara ka bërë që ai të sulmohet nga komentet negative dhe shumë komentues janë shprehur që ai nuk duhet të marrë pjesë në emisione televizive.