Dita ditës, Driloni po shndërrohet një nga lojtarët më me argumente në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”.
Ai, nuk e sheh të udhës të përfshihet në të gjitha debatet dhe diskutimet, duke e ruajtur sensin e masës, por kur flet, ja qet pikën.
Mbrëmë, në darken pas prime-it, Driloni ka zgjedhur të flasë me Gjestin rreth mardhënies me Xheneten, madje i ka thënë në sy të Xhenetes ato çfarë ka pasur për ti thënë, shkruan “Kosovarja”.
Ndër tjerash, boksieri i thotë Gjestit: “Nëse e don veten, largohu prej dreqit ma të madh që ekziston në këtë shtëpi”.