Zana Avdiu, aktiviste, ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se “patriotët dhe punëtorët më të mëdhenj janë në diasporë”.
Avdiu ka thënë në “Pressing” të T7 se Kurti nuk e ka vlerësuar e as nuk e vlerëson shtetin e Kosovës.
Sipas Avdiut, Kurti ka qenë kundër gjithçkaje përfshirë edhe flamurit e Ibrahim Rugovës.
“Kurti nuk e vlerëson këtë vend, përveç që nuk e vlerëson këtë shtetin e Kosovës, se na e kemi pa që nuk e vlerëson. E ka përdhosur flamurin e Kosovës, himnin e Kosovës, kanë qenë kundër pavarësisë së Kosovës, kanë qenë kundër ushtrisë çlirimtare të Kosovës, kanë qenë kundër Ibrahim Rugovës. Unë nuk e di kundër kujt ka mbetur pa dalë, dhe sot dalësh edhe kundër qytetarëve të Kosovës. Kundër atyre që kanë zgjedhur me qëndru në Kosovë me u përball me të mirat e të këqijat e këtij vendi pasluftës”, ka thënë Avdiu.
Avdiu vazhdoi duke e komentuar deklaratën e Kurtit i cili tha se “truri është në diasporë”.
“Për me u bë të vlefshëm për Kurtin a duhet më braktisë krejt Kosovën”, ka thënë ai. /Gazeta Express