Ukë Lushi, diasporës: Mos lejoni t’ju trajtojnë si dele, politikanët kanë dertin e vet, jo tuajin

Veprimtari shqiptar në Shtete të Bashkuara të Amerikës, Ukë Lushi, ka këruar nga diaspora shqiptare të mos lejojnë veten ”të trajtohen si dele” nga politikanët kosovarë, të cilët në kohëra zgjedhore mërgatën e kanë shënjestër të preferuar të votëmbledhjes.

Lushi tha se është vetë diaspora shqiptare që ”ka fajin kryesor” për lejimin e keqpërdorimit të vetes nga politikanët shqiptarë.

Postimi i Lushit:

Diaspora shqiptare kudo në botë ka fajin kryesor që lejon të shpërdorohet nga politikanët shqiptarë në vendet tona.

Jeton në Diasporë dhe do të merresh me politikë partiake?!

Mrekulli!

Hypi aeroplanit, anijes, autobusit, makinës apo po deshe dhe biçikletës dhe shko futu në politikë në atdhe.

Krejt politikanët që ju mbledhin nëpër takime patetike partiake kanë dertin e tyre, e as tuajin e as të kombit.

Mos lejoni trajtimin si dele! Mërgata dhe Diaspora duhet të kontribojnë vetëm për kombin dhe asnjëra parti nuk është kombi i tërë!

Edhe një herë: doni angazhim politik partiak, kthehuni në atdhe!