Naser Rafuna i ka veç dy fjalë për Adriana Matoshin

Filmi shqiptar “Luna Park”, një dramë nën regjinë e Florenc Papas, përfaqëson Shqipërinë në edicionin e 65-të të Festivalit Rajonal të Filmit në Selanik.

Ngjarjet e filmit janë të vendosura në vitin e trazuar 1997, një periudhë e mbushur me sfida dhe pasiguri.

Protagonistja, Mira, një nënë e vetme e interpretuar nga Adriana Matoshi, përpiqet të përballojë vështirësitë ekonomike dhe ndikimin e firmave piramidale, ndërsa djali i saj, Toni (luajtur nga Orion Jolldashi), është pjesë e kësaj udhe të vështirë.