Jetëgjatësia është një ëndërr për shumicën e njerëzve, por në ishullin grek të Ikarias, ajo është diçka shumë normale. Ndërkohë që mesatarja e jetëgjatësisë në SHBA është 77 vjeç, banorët e Ikarias shpesh kalojnë moshën 100-vjeçare dhe një prej faktorëve të mundshëm për këtë, është përdorimi i mjalti të papërpunuar.
Ikaria është e njohur për popullsinë e saj që arrin të jetojë mbi 100 vjet. Një nga sekretet më të rëndësishme të jetës së gjatë mund të jetë mjalti i papërpunuar, një produkt natyral që mund të gjendet lehtësisht në çdo dyqan ushqimesh.
Diane Kochilas, një autore që ka lidhje me Ikaria, e përshkruan mjaltin si një element të rëndësishëm të kujtimeve të saj, duke e quajtur atë një shije të veçantë që lidhet me natyrën dhe bimët e ishullit. Mjalti, siç shkruan ajo, ka vetitë antibakteriale dhe antioksiduese, dhe ndihmon në rregullimin e niveleve të sheqerit në trup.
Në Ikaria, mjalti përdoret si një mjekim popullor për kollën dhe dhimbjet e fytit, shpesh duke u konsumuar së bashku me çaj mali, xhinxher dhe hudhër, që janë konsideruar si “penicilina” e ishullit. Studiuesit kanë gjetur se mjalti i papërpunuar përmban shumë më shumë antioksidantë sesa mjalti i përpunuar, duke ndihmuar në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.
Një studim i botuar në “Food Chemistry Journal” ka treguar se mjalti i papërpunuar përmban deri në 4.3 herë më shumë antioksidantë se mjalti i përpunuar, duke ofruar mbrojtje kundër sëmundjeve kronike. Po ashtu, studimet kanë zbuluar se mjalti mund të ketë efekte të dobishme në trajtimin e disa formave të kancerit, pasi shkatërron qelizat e tumoreve pa dëmtuar ato të shëndetshme.
Edhe pse mjalti i papërpunuar mund të jetë i shtrenjtë për disa, mjalti i përpunuar ka gjithashtu veti të ngjashme dhe mund të ofrojë përfitime për shëndetin. Kështu, konsumimi i mjaltit çdo ditë mund të jetë një mundësi e thjeshtë dhe natyrale për të ndihmuar në jetesën e gjatë dhe të shëndetshme.