Xhevdet Pozhari, analist, që shpesh njihet për qëndrimet e tij të afërta me pushtetin e tanishëm në Kosovë, ka shkruar një status, ku ka folur rreth LDK-së.
Në fakt, Pozhari ka pasur fjalë të mira për LDK-së.
Sipas Pozharit, LDK-ja ka qenë e para që ka prezantuar programin.
Ndërsa për kandidatët për deputetë të LDK-së nga Prishtina, Pozhari ka shkruar se emrat e grave janë më të forta sesa të burrave.
“Tash du me ia nis me e përkah edhe opozitën. Këta qenkan kandidatët e LDK-së për Prishtinën.
Ajo që më pëlqen tek fushata e LDK-së është se të parët e kanë prezantuar programin dhe të parët po i publikojnë edhe listat.
Të tjerat, përmbajtja e programit, emrat e kandidatëve, sigurisht që janë të diskutueshme!
P.sh, në këtë listë shumë më të fortë qenkan emrat e grave sesa të burrave. Dhe, ky është një hap pozitiv në demokraci” – ka shkruar Pozhari.