Diplomati: Trump merr vendime, për Kosovën do rikthehet një momentum, por varet edhe nga Prishtina

Diplomati Edon Cana komentoi fitoren e Donald Trump si president i SHBA dhe ndikimin që kjo pritet të ketë në Ballkan.

Ai tha se Trump është një president që merr vendime dhe kryen punë, ndërsa u shpreh optimist se me ardhjen e administratës Trump do të bëhen edhe disa ndryshime të nevojshme për Kosovën.

“Ndjesia ime është se me Donald Trump diçka do të ndodh. Presidenti Trump është president që merr vendime dhe kryen punë. Për Kosovën kjo duhet që të ketë një qartësi në disa çështje esenciale dhe fondamentale.

Ne kemi ish-presidentin e Republikës së Kosovës në Hagë, i cili ishte rrugës për tu takuar me Donald Trump, ai ishte në aeroplan. Kjo duhet të sqarohet se pse dhe si ndodhi kjo çështje, pasi marrëveshja që u nënshkrua më pas nga kryeministri Hoti ishte një version shumë i dobët i asaj në të cilën janë akorduar në parim ish-presidenti i Kosovës dhe presidenti Trump”, tha ai.