“Ia çojmë një djalë të ri e të bukur”, Tomë Gashi me gjuhë të ulët ndaj Grenellit

Avokati Tomë Gashi, i cili njihet për mbështetjen ndaj VV-së, është lëshuar në gjuhë të ulët ndaj ish të dërguarit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenel.

Gashi thotë se as Grenelli e as rrethi i tij, nuk kanë çka i bëjnë Albin Kurtit.

Tutje ai duke pretenduar se Grenelli merr 100 mijë euro në muaj nga Serbia, ka thënë fjalë të ulta për të. “Ia qojmë një djalë të ri e të bukur, edhe fol seriozisht me të”, ishin fjalët e Gashit.

“As Grenelli, as kusheritë e Grenellit, as dajtë e Grenellit, s’kanë çka i bojnë bash kurgjo hiç Albin Kurtit, po nëse ai bash bohet qaq i fuqishëm, na e njohim bre një djalë të që takohet me Grenellin, sakrifikiohet për çështje, edhe e takon e bisedon, një djalë të ri e të bukur, edhe fol seriozisht me të, a din çka lej këto 100 mijë euro edhe bënu me Kosovën, ose së paku i pavarur.

“Nëse Grenelli është ka i merr 100 mijë euro në muaj prej Serbisë për lobim, Atëherë na pe gjejm një djalë të bukur edhe pe ulim në tavolin me Grenellin”, thotë ndër të tjera Gashi te Fidani.