QIKA i dërgon letër kompanisë licencuese të BBVK, kërkon heqjen e licencës për ‘show-n televiziv’

Organizata, QIKA i ka dërguar letër kompanisë të Big Brother që i kërkohet heqja e licencës televizionit Klan Kosova për mbajtjen e këtij ‘show-i televiziv’.

Ky reagimi dhe kjo kërkesë e QIKA vjen pasi shtëpia më e famshme në Kosovë pranoi në një format televiziv, Atilla Kardash ish-burrin e Drenusha Latifit që dyshohet se është personi i denoncuar nga vet këngëtarja për dhunë në familje.

Largimin nga shtëpia e Big Brother të Kardish e kërkoi edhe Ministria e Drejtësisë.

Në reagimin e publikuar nga Ministria thuhet se ndaj Kardeshit deri në shtator ka pasur urdhër mbrojtës, dhe kërkohej që ai të largohej menjëherë nga ky program dhe ndaj mediumit të merren masa lidhur me këtë vendim nga KPM-ja.

Kështu, Atilla dje la shtëpinë me arsyetimin se po largohet për t’iu treguar vajzave të tij se ai dhe Drenusha janë mirë dhe nuk kanë telashe.