Radiotelevizioni i Kosovës ka intervistuar Arbër Zaimin në rolin e “studiuesit të politikës së jashtme”, pa e bërë të ditur faktin se i njëjti është edhe pjesë e partisë në pushtet.
Kështu ka bërë të ditur analisti Imer Mushkollaj i cili përmes një reagimi në Facebook ka kritikuar veprimin e Radio Televizionit të Kosovës.
“RTK’ja po e interviston Arbër Zaimin e Vetëvendosjes vetëm si studiues të politikës së jashtme, jo edhe si pjesë e një partie politike. Shumë profesionale. RTK’ja që duam!”, ka thënë Mushkolaj.