Hamiti: Nuk jam i sigurt që Kosova ka njohje të mëdha për njerëzit me të cilët do të punojë Trump

Ish ambasadori Muhamet Hamiti ka thënë se e ka pritur fitoren e Donald Trump si president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Hamiti tha se Kosova ka përvoja të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai tha se këtë herë shtetet evropiane janë më të përgatitura për njerëzit me të cilt do të punojë Trump.

Por për Kosovën Hamiti ka pasiguri.

“Unë me sa i përcjell zhvillimet në Evropë dhe SHBA, kam parë një trend në Evropë që në njëfarë mënyrë ka paragjykuar dhe madje po ta përcillje mediat në Evropë do të krijohej përshtypja se as që do të bëhet fjalë që fiton Trump, kësaj here është i pafalshëm. Kur ka fituar herën e parë Trump ia kanë huqur plot vende evropiane sepse kanë pasur përfaqësi të veta diplomatike në SHBA dhe ata nuk ia kishin dalë që të krijonin raporte me ekipin e Trumpit i cili pastaj erdhi në pushtet. Tash kemi një administratë të dytë Trump dhe jam i sigurt që të gjitha vendet janë më të përgatitura, kanë njohje më të mëdha për njerëzit me të cilët do të punojë Trumpi. Uroj të jetë kështu edhe për Kosovën, ndonëse nuk jam i sigurt”, tha Hamiti.

Ai tregoi arsyen.

“Sepse kemi një qeveri që është tash e katër vjet në pushtet dhe kemi një qeveri me kryeministrin Kurti i cili ka bërë komente të pahijshme para katër viteve për administratën amerikane, Shtëpinë e Bardhë, i jepte ngjyra tjera, dhe në vitin e kaluar ne morëm sanksione edhe nga SHBA’të, u përjashtuam nga Defender23 që e patëm prit me shumë qef. Kemi kryeministër që vitin e kaluar sekretarit Blinken i thoshte naiv”, tha ai.