Agim Bahtiri e uron Trumpin, e këshillon të mos i jap pozitë Grenellit

Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, e ka uruar Donald Trumpin për zgjedhjen si president.

Bahtiri e ka këshilluar që të mos i jap pozitë Richard Grenellit, përfaqësuesit të SHBA për Evropë dhe rajonin tonë në mandatin e tij të parë, shkruan “Jepi zë”.

Postimi i plotë:

I shpreh urimet më të përzemërta z. Donald Trump, i cili arriti të fitoj bindshëm në këto zgjedhje presidenciale në SHBA.

Jam shumë i sigurtë në bashkëpunimin e sinqertë që do të ketë me kryeministrin e tanishëm dhe të ardhshëm të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti. Poashtu, jam i sigurtë se ai do të përzgjedhë njerëz të përgjegjshëm e të suksesshëm në administraten e tij, e jo njerëz sikur ka qenë Grenelli, i cili i ka sjellur më shumë dëm se dobi asaj administrate.

Jam i bindur se SHBA-ja tashmë ka një zot shtëpie të fuqishëm, i cili do të ndryshojë botën, rrjedhimisht, nuk do të ketë kompromis mes të vërtetës dhe të pavërtetës.