Reperi nga Shqipëria, Noizy, është vetëdorëzuar në stacionin e policisë në Pejë.
I njëjti është dorëzuar pas akuzave që i janë bërë në lidhje me një sulm fizik të ndodhur në qytetin e Pejës, muaj më parë.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha për Klankosova.tv se i njëjti do të ndalohet për 48 orë.
“Është vetëdorëzuar. Po intervistohet nga hetuesit policorë dhe do të ndalohet për 48 orë”, tha ai./Arbresh.info/