Kraki thotë se Evropa është “në hall” nëse fiton Trump

Profesori, Nezir Kraki, i vetëquajtur si “baba i analizës”, ka bërë një vlerësim mbi ndikimin e mundshëm të rikthimit të Donald Trump në presidencën amerikane në marrëdhëniet transatlantike.

Kraki ka thënë se Evropa, veçanërisht Franca dhe Gjermania, do të përballeshin me sfida, teksa ka shtuar se halli për evropianët është se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara mund të lëndohen nëse Trump kthehet në zyrën ovale.

“Sot rreziqet dhe konteksti strategjik është krejt diku tjetër. Dhe halli që e kanë evropianët, Franca, Gjermania, Evropa e vjetër, është se marrëdhënie me Amerikën mund të lëndohet nëse Trump rikthehet në zyrën ovale”, ka thënë Kraki.

Kraki më tej theksoi se shqiptarët historikisht kanë pasur marrëdhënie të shkëlqyera me të dy kampet politike amerikane, republikane dhe demokrate.

“Ne shqiptarë kemi pasur marrëdhënie të shkëlqyeshme me kampet republikane dhe demokrate”, ka shtuar Kraki.