Kryeministri Edi Rama vijon sot turin me diasporën, teksa do të ndalet në një takim me shqiptarët në Selanik të Greqisë. Takimi do të zhvillohet rreth orës 11:00 në një sallë në ‘Porto Palace’.
Një nga emigrantët shqiptarë në Selanik, Pjetër Trasha, nga Lezha i cili prej 30 vitesh jeton si emigrant në Greqi tha se pas kaq vitesh në emigrim ka menduar të kthehet në atdhe, pasi “Rama i ka rikthyer shpresën”.
“Rama na ka ngjallur shpresat me punën që po bën, me përpjekjet ndërkombëtare po ja rrit vlerat dhe nderin shtetit shqiptar.
Rama bashkë me ata që i shkojnë mbrapa po përpiqet të sjellë shtetin në Shqipëri, të gjitha janë, vetëm shteti mungon.
Unë pak a shumë jam i rikthyer. Nëse do takoja Ramën do i thosha të bënte shtet, të gjitha janë në Shqipëri”, tha ai për Euronews Albania.