Konspiracionisti shqiptar Alfred Cako, parashikon që Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin, do t’i fitojë zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai ka thënë se Kurti do të fitojë me 75% të votave në zgjedhjet parlamentare.
Teksa ka numëruar të bëmat e kryeministrit Kurti, Cako ka paralajmëruar se ai do të sjellë përfundimisht shkatërrimin e Serbisë.
“Në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, Albini do dalë fitues, 75%.
Nuk jam partiak i asnjërës palë, por realiteti do jetë ky.
Ashtu siç ju pata paralajmëruar, ai ndaloi Ballkanin e hapur, prishi Asociacionin, prishi pazaret e Ramsesit dhe Vuçiqit, bëri çlirimin e Mitrovicës, sjelli liberalizimin e vizave dhe në fund fare do ta sjellë përfundimisht edhe shkatërrimin e Serbisë.
Kurti është i informuar nga elita për këtë dhe kjo do bëhet më pak luftë.
Kështu që ju sugjeroj të gjithë shqiptarëve që kanë të drejtë vote në Kosovë, të mendojnë mirë e më pastaj të votojnë.
Unë jam për Shqipërine e madhe Etnike që e ka falë Zoti”, ka shkruar Cako në një postim në Facebook.