Stresi del nga paraburgimi i Pejës: Sapo dola, shihemi sonte!

PEJË – Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi ka dalë nga paraburgimi i Pejës ku qëndroi përreth 48 orë.

Këtë e bëri të ditur vetë Stresi me anë të një postimi në rrjete sociale, ku duket teksa del nga paraburgimi i Pejës dhe takohet me të atin, Sali Lushaj dhe me miq të tjerë.

Stresi lajmëron se sonte do jetë në një nga klubet e natës në Tiranë.

Stresi u vetëdorëzua nën përfaqësinë e avokatit të tij, pasi ishte në kërkim që nga muaji gusht, pasi në një nga diskotekat e Pejës, Stresi së bashku me Noizyn rrahën tiktokerin Medi Iseni.

Noizy së bashku me Dj Crax i arrestuan dhe u liruan nga paraburgimi për këtë ngjarje.