Olta dhe Milaimi tregojnë çka do të ndodh me Anës dhe Kevinit, pas takimit me nënën e tij!

Kevini është surprizuar nga Vëllai i Madh, pasi në shtëpinë më të famshme në vend si mysafire hyri nëna e saj.

Hyrjen e nënës së Kevinit e komentoi opinionisti Milaim Zeka, i cili tha se ajo duhet të jetë krenare me Kevinin, teksa e pati edhe një mesazh për të gjithë prindërit që jetojnë në diasporë.

“Dhe Kevini, e patë sa shumë breng e pati dhe e tha se është hera e parë që në gjuhën shqipe po komunikon me mamin e tij. E kam një mesazh për të gjithë nënat dhe baballarët që kurrë fëmijëve brenda mureve të shtëpisë të mos i flasin në asnjë gjuhë, përveç gjuhës shqipe”, tha Zeka.

Ndërsa, opinionistja tjetër, Olta Gixhari, tha se Kevinit, vizita e nënës së tij, ia ka ngrohur shpirtin, teksa paralajmëroi se do të ketë ndryshim në raportin Ana-Kevin.

“Ishte e nevojshme, mendoj edhe për ta zgjuar se i tha që duhet të jetë më aktiv. Mendoj që Kevini ka rënë pak në dashuri me Anën dhe kjo është gjë shumë e bukur”.

“Jam e bindur se do të ketë ndryshim për të mirë nga Ana, sepse është gjë e madhe që të vijë mami ta takojë”, tha ajo….