Kurti: Diaspora po i përgjigjet thirrjeve tona për investim në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se 7.3  milionë euro do të investohen në qytetin e Kamenicës.

Përmes një njoftimi në Facebook Kurti ka bërë të ditur  se ky është një investim nga ndërmarrësi në Zvicër në Fidan Haradini.

“Diaspora po i përgjigjet thirrjeve tona për investim në Kosovë. 7.3 milionë euro është investimi i radhës”.

“E përgëzoj ndërmarrësin tonë nga mërgata Fidan Haradini për këtë kontribut të rëndësishëm nga i cili fitojnë të gjithë dhe i uroj shumë suksese”, ka  shkruar  Kurti./Lajmi.net/