Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut ,
Edlira Çepani ka reaguar sërish për humbjen e bashkëshortit të saj, Gerti Bogdani, i cili u nda papritur nga jeta më 18 Shtator.
Me një mesazh plot ndjenjë dhe falënderim, Edlira përkujton bashkëshortin dhe shokun e saj të jetës me fjalë prekëse:
“Ndërkohë që rishoh këto emisione të viteve të shkuara, vazhdoj ta falenderoj Zotin çdo ditë për ty, Gerti im. E falenderoj që pata fatin të të kisha në krah në këtë jetë, se rrallë herë i vijnë kësaj bote njerëz si ti! E falenderoj edhe tani, që ti nuk je më fizikisht, sepse kam fatin të të kem etalonin tim të vlerave dhe shembullin më të mirë për t’u ndjekur, si për vete, ashtu dhe për Ajrën dhe Reinartin tonë. Faleminderit që më zgjodhe mua që të ecnim bashkë për dore! Ti do jesh gjithmonë drita në rrugën time!”
Gerti Bogdani, politikan i njohur demokrat, u nda nga jeta papritur më 18 Shtator në ambientet e Hotelit “Rogner” në Tiranë, ndërsa ndodhej në shoqërinë e kolegëve dhe miqve për të marrë pjesë në një takim.
Advertisements
Fatkeqësisht, 44-vjeçari pësoi një goditje të papritur në zemër. Edhe pse u dërgua menjëherë me autoambulancë në spital, mjekët nuk arritën të shpëtonin jetën e tij.