Edi Rama: Unë pi më shumë se 10 kafe në ditë, nuk fle shumë gjumë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në podcastin “Flasim” ka folur për jetën e tij dhe disa nga aktivitetet që ndjek gjatë ditës.

Rama ka treguar se konsumon shumë kafe dhe fle pak gjumë.

“Përballë keni njërin që pi më shumë se 10 kafe në ditë, nuk besoj se bën keq besoj. Shqetësime, dridhje, probleme nuk më krijon, madje unë nuk është se fle shumë gjumë, fle pak gjumë, por atë pak gjumë nuk ma ngacmon”, është shprehur ai.

Mes tjerash, Rama ka thënë se është ‘gjykuar’ nga disa persona kur e ka nisur podcastin.

“Duket sikur këtu ka vetëm politikanë që zihen, gazetarë që shahen, vetëm kriminelë dhe krime që ndodhin, dhe ndërkohë jashtë kësaj vorbulle ka një Shqipëri që është braktisur masivisht, ku të gjithë janë pleq, ku nuk ka punë. Podcast jep mundësinë që të shohin realitete që nuk i njohin, është edhe reklamë, por është free pa pagesë”, ka thënë Rama.