Djali i Ramiz Kelmendit i futet politikës, pritet të garojë për deputet në AAK

Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër i koalicionit AAK – Nisma – Konservatorët – E30, sot pritet të takohet me strukturat udhëheqëse të Degës së Aleancës në Pejë.

Kjo është paraparë të ndodh me qëllimin e prezantimit të kandidatëve për deputetë, ndërsa ngjarja nis në ora 18:00, shkruan Indeksonline.

Befasia e aderimit pritet të jetë Egzon Kelmendi, djali i biznesmenit të njohur, Ramiz Kelmendit.

Dega e AAK-së pritet që sot ta zyrtarizoj edhe kandidatura e Egzon Kelmendit për deputet në zgjedhjet e 9 Shkurtit.