Abrashi thotë se Serbia po e lyp opozitën: Gjuriqi bëri thirrje të mos votohet Kurti

Artan Abrashi, deputet i VV-së, ka shkruar një status, në të cilën ka komentuar opozitën.

Në fakt, Abrashi ka bërë një akuzë ndaj partive opozitare, duke pretenduar se Serbia po kërkon të kthehet koha prapa.

Tutje, Abrashi shkroi se “ata juve po ju lypin, edhe nga OKB-ja madje”.

“ATA JUVE PO JU LYPIN, EDHE NGA OKB MADJE

Thirrja e Gjuriqit në Këshill të Sigurimit ishte thirrja e fundit e sikletit në Beograd që ekziston tash e 4 vite. Në çdo paraqitje të Serbisë ata kanë kërkuar që koha në Republikën e Kosovës të kthehet mbrapa.

Serbia, përmes Gjuriqit në OKB, bëri thirrje të hapur që të mos votohet Albin Kurti, ndërkaq Vuçiq më parë deklaronte se me kë mund të merrej vesh e më kë.

Situata në Kosovë kurrë nuk ka qenë më e qartë dhe mirë që është kështu” – ka shkruar Abrashi.