Njihuni me familjen Geci – Këta janë shtatë vëllezërit Geci nga Llausha

Familja e vëllezërve Geci,më saktë, e bajraktarit të Llaushës, ka mbi dy shekuj histori kombëtare e atdhetare. Të parët e tyre janë të  njohur për aktivizmin e tyre të hershëm nëpër luftra si organizatorë aktivistë me pushkë në dorë dhe mbështetës i qëndrimeve të forta në lidhje me çështjen kombëtare. Kjo familje ka dhënë shumë meshkuj nëpër histori në mbrojtje të atdheut! Pasardhësit e kësaj familjeje janë 7 Vëllezërit Geci (Bajraktari) të cilët s’iu ndanë rrugëtimit të çlirimit, duke mbajtur lart profilin e kësaj familjeje emblematike që dhanë maksimumin në ndërtimin e shtetit, të rreshtuar besnikërisht pas LDK-s dhe Ibrahim Rugovës.

Në opinionin publik dhe në medie të shkruara elektronike, njihen si 7 Vëllezërit Geci, nipat e Bajraktarit të Llaushës, të cilët ishin ndër të parët në Kosovë që rrokën pushkën në bashëkpunim me komandantin legjendar – Adem Jasharin.

Me Ademin njiheshin në mes vete si nipër me dajë. Pas rënies së komandantit legjendar Adem, Hamëz dhe Shaban Jashari dhe familjes së tyre, vëllezërit Geci dhe familja e tyre ishte në rrezik premanent, si nga Serbia, ashtu edhe nga grupi i disa hajdutëve  që udhëhiqeshin nga spiuni i DGES-si francez, i biri i Haxhi Polarit nga Broja e Drenicës,  me qëllimin e vetëm që t’u ndalet ndikimi autoritativ që kishin në Drenicë e më gjerë.

Me gjithë rreziqet që kishin, si nga Serbia, si nga vazalët e Serbisë me emrin LPK, Vëllezërit Geci s’u ndalën, por e vazhduan hovin e tyre përkushtues, me shumë dinjitet, deri në përfundim të luftës, gjithmonë në mbrojtje të Kushtetutës së Kaçanikut dhe të komandantit suprem, Ibrahim Rugova.

Ky rrugëtim i Gecve iu kushtoi me shkaktim pasojash, me plagosjen e dy vëllezërve të tyre nga atentatet,  si dhe të dy shokëve të vrarë në makinën e tyre, Besim Dajaku, truprojë e Ibrahim Rugovës dhe i shtëpisë me zë dhe emër, Bekim Kastrati, gazetar i “Bota sot,” shtëpi me emër dhe në zë, nipash i Shaban Polluzhës,si dhe vrasjet e plagosjet e shumë shokëve te rrethit të tyre: Xhafer Behrami- drejtor shkolle në Klinën e Mesme LDK  i vrarë me gjithë djalë,  Jetullah Behrami- LDK i plagosur, Liridon Halilaj- LDK djalë i një familjeje me zë, nipash i Rexhep Halilit  i vrarë nga kriminelët e rreshtuar krah Polarit, Haki Imeri i vrarë, Ismet Rrahmani nga Açareva i vrarë, Sejdi Koca i plagosur, pa as edhe të vetmen arsye, Ismet Veliçi, i rrahur e maltretuar për vdekje, Sinan Gashin e nxjerrin nga shkolla dhe e rrahin  për vdekje, vetëm pse ishte në LDK, si dhe gjeneratë me Ibrahim Rugovën, por edhe mik dhe shok i tij, Mehdi Bardhi- kryetar i LDK-s në Drenas, i rrahur dhe  i maltretuar fizikisht, si nga policia  serbe, si nga disa hajdutë dhe matrapazë të UÇK-s, që udhëhiqeshin nga polari i Brojës dhe Jakup Krasniçi.

Këta pra ishin disa nga figurat e njohura në Drenicë që vinin nga shtëpitë e mëdha dhe me zë e që u vranë dhe u plagosën, u maltretuan nga hordhitë e egra të OMLK, të udhëhequra nga PDK-ja.

Vëllezërit Geci vijnë nga një familje e Drenicës që ka emër në Kosovë, e që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në periudhën e luftës dhe të pasluftës së Kosovës.

Ata janë të njohur për aktivitetin e tyre politik dhe ushtarak, sidomos për përfshirjen e tyre në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) të renditur pas Ahmet Krasniqit me komandantin suprem Ibrahim Rugovën. Ky rreshtim në luftë dhe në paqe u ka kushtuar shumë shtrenjtë, duke rrezikur veten dhe familjet e tyre, si nga Serbia, si nga Grupet Kriminale të OKML ruso-enveriste që mbanin në krah emblemën e UÇK-s.

Propaganda e këtyre grupeve kriminale dhe komunikata ‘59 e lëshuar nga Polari, i nxisnin disa hajdutë që mbanin në krah emblemën e UÇK-s, që t’i vrisnin dhe t’i zhduknin nga faqja e dheut këta burra të luftës dhe të paqes, në mënyrë që të mos duket ndikimi i tyre në terren e më vonë edhe në politikë.

Për zhdukjen e tyre në luftë dhe në paqe ishte angazhuar enkas  Polari dhe rrethi i tij. Kur Polari nuk ia arriti qëllimeve të tij tinëzare që t’i likuidojë fizikisht, u angazhua që së paku, megjithatë pa hequr dorë nga misioni i tij famëkeq, politikisht t’i largojë nga LDK-ja.

Në këte projekt për largimin e tyre nga politika u angazhuan ata që i kishte disiplinuar dikur Polari me plumba bythëve, si Sabri Hamitin, dhe Agim Veliun, së bashku me Lutfi  Hazirin dhe rrethin e tyre, po  ashtu edhe ndodhi.

CILËT JANË JANË SHTATË VËLLEZËRIT GECI?

Halil Geci – është vëllai  më i madh i kësaj familjeje, e cila sot ka mbi 110 anëtarë.

Udhëheqja e tij si vëllai madh, jo vetëm që i ka ruajtur vëllezërit dhe familjen, por edhe ka pasur rezultate të prekshme në luftë dhe në paqe.

Forca e këtyre vëllezërve është e qëndrueshme dhe e pathyeshme,  dikur, dhe sot. Kjo lidhje e tyre u ka ndihmuar t’i tejkalojnë  situatat e palakmueshme që përgatiteshin nga grupet e përmendura më lart.

Sot situata në këte familje ka ndryshuar dukshëm.Rrënjët janë degëzuar në  mbi pesëdhjetë meshkuj. Halili ishte i rreshtuar në shtabin e UÇK-s në Loxhistikë, në Farkun e Ahmet Krasniqit.

Baca Lilë është i njohur për kritikat e tij ndaj disa figurave dhe liderëve politikë, përfshirë edhe ata të LDK-s që e kishin dëmtuar Kosovën me marrëveshje të dëmshme, si me asociacionin e komunave të veriut, ekstraterritoret për manastiret ortodokse, ndarjen e tokës së Rugovës Malit të Zi, si dhe për shumë dobësi të tjera që e kanë dëmtuar atdheun.

Fadil Geci – është vëllai i dytë i familjes Geci. Ishte pjesëtar i lartë i UÇK-së, ku në rrethin e Drenices njihej si angazhues, veprimtar i të gjitha proceseve politike, që nga Referendumi për Pavarësi, deri te përfundimi i luftës për liri.  Gjithashtu Fadili ka pasur një rol të rëndësishëm gjatë luftes në Kosovë. Ai gjithashtu ishte edhe dëshmitar në Tribunalin e Hagës, ku u ftua për të dëshmuar për disa ngjarje të lidhura me luftën dhe strukturën e UÇK-së, ku edhe ka dëshmuar për vrasjen e shokëve të lartpërmendur në këtë shkrim.

Haxhi Geci është vëllai i tretë i vëllezërve Geci, një figurë e mirënjohur në Drenicë, si i urtë, i besës dhe i fjalës. Edhe Haxhiu së bashku me vëllezër ka qenë i përfshirë në çështje të ndryshme politike dhe kombëtare. Gjatë viteve të fundit, ishte kryetar i LDK-s i cili luajti një rol të rëndësishëm në daljen e UÇK-s në Llaushë. Së bashku me vëllezër  kanë pasur ndikim në ngjarje të rëndësishme në Kosovë, veçanërisht gjatë dhe pas luftës së fundit në Kosovë, në vitet 1998-1999. Haxhi Geci, si pjesë e kësaj familjeje, është njohur për angazhimet e tij në fusha të ndryshme, përfshirë çështjet politike dhe shoqërore.

Familja Geci ka pasur gjithashtu përfshirje në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjatë luftës, dhe për shkak të angazhimeve të tyre, ata kanë pasur një profil të lartë në komunitetin shqiptar të Kosovës.

Gani Geci – është vëllai i katërt në familjen Geci. Një figurë e shquar politike dhe ushtarake, një ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë. Ganiu ishte një luftëtar i pashoq i ditëve të para të luftës. Ishte ai që i motivonte  të rinjtë,  ushtarakët se si duhet dashur dhe mbrojtur atdheu.Ka qenë aktiv ne jetën politike dhe ushtarake në maksimum.

Ganiu, si në luftë, ashtu edhe pas luftës, është i njohur për qëndrimet e tij kritike ndaj disa figurave politike kryesore te Kosovës.

Pushka e parë që krisi në Drenicë dhe që vrau policinë serbe në qendër të Skënderajit,  ishte pushka e Gani Gecit.

Ganiu ishte halë në sy i grupit kriminal të LPK-s, me të vetmen arsyje pse Ganiu e luftoi haptaz Serbinë. Pikërisht për këtë qëllim edhe u godit me komunikatën ‘59 dhe iu bë atentat i natës, ku Ganiu u plagos rëndë dhe iu vranë dy shokë: Besim Dajaku dhe Bekim Kastrati. Ky grup kriminalësh të UDB-s ishte strukturuar mirë e fuqishëm brenda UÇK-s, të cilës i printe Polari i Brojës. Komunikata 59, e shkruar nga Polari e që kishte për qëllim për ta zhdukur komplet familjen Geci e veçmas Ganiun, normal se ua lëndoi nderin e respektin familjar.

Ky grup kriminal e kishin përfshirë Ganiun në disa incidente të krijuara pa dashjen e tij, duke tentuar disa herë ta vrisnin.

Të gjitha këto të këqija që i kanë ndodhur Gecve, ishin të ndikuara nga Polari dhe rrethi i tij, vetëm e vetëm pse ishin pjesë e strukturave të LDK-s, parti kjo që e udhëhiqte shtetin dhe e zbatonte në heshtje me sygjerimin e amerikanëve Kushtetutën e Kaçanikut.

Nebih Geci është vëllai i pestë i i familjes Geci. Gjithashtu edhe Nebihu është një figurë publike nga Kosova, i njohur për angazhimin e tij  në çështje kombëtare dhe për pjesëmarrjen në luftën për çlirimin e Kosovës.

Nebihu dhe vëllezërit e tij, kanë luajtur një rol  mjaft të rëndësishëm, në periudhën e viteve 1990, veçanërisht gjatë konfliktit të Kosovës. Ata kanë qenë të përfshirë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe në përpjekjet për mbrojtjen dhe lirinë e popullit shqiptar në Kosovë.

Në periudhën e pasluftës, vëllezërit Geci janë përfshirë edhe në çështje të ndryshme politike dhe kanë pasur ndikim të caktuar në jetën shoqërore dhe politike të Kosovës, i pandashëm ishte edhe Nebihu.

Nehat Geci është vëllai i gjashtë i vëllezërve Geci nga Drenica,i cili ka qenë i përfshirë aktivisht në luftën për çlirimin e Kosovës dhe në çështje politike të kohës.

Familja Geci, përfshirë edhe Nehatin dhe vëllezërit e tij, ka marrë pjesë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjatë luftës së viteve 1998-1999 kundër forcave serbe. Nehati ishte i pandashëm, po edhe një  dhe krah shumë i fortë i vëllezërve Geci, të cilët njihen për rolin e tyre në mbrojtjen e interesave kombëtare dhe për kontributin e tyre në luftën për lirinë e Kosovës.

Esat Geci është vëllai i shtatë i familjes Geci nga Drenica, Kosovë, një familje që është njohur për angazhimin e saj në çështje kombëtare dhe për pjesëmarrjen në luftën e Kosovës kundër forcave serbe në vitet 1998-1999. Ka qenë i plagosur gjatë luftës nga grupi i kriminelëve të LPK-s, e udhëhequr nga Polari dhe grupi i tij  hajdutësh dhe mezi u ka shpëtuar plagëve të marra nga këta matrapazë. Ishte truprojë e Presidentit Rugova, së bashku me Besim Dajakun, Xhevat Dajakun, si dhe kushërinjtë  Afrim dhe Bashkim Gecin.Të gjithë këta ishin të përfshirë në luftën e drejtpërdrejtë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe kanë kontribuar në përpjekjet për lirinë e saj.

NIPAT E FAMILJES GECI ISHIN KRAH PËR KRAH NË LUFTË ME AXHALLARËT

Arton Geci është një nga nipërit e familjes Geci, djali i madh i Bacës Lilë. Artoni është i njohur për angazhimin e tij j në çështje kombëtare dhe për kontributin në luftën për çlirimin e Kosovës. Duke qenë pjesë e një familjeje me histori të ndritur kombëtare, ai ishte i angazhuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe në zhvillimet e rëndësishme politike të vendit. Arton Geci është i lidhur me këtë trashëgimi familjare të njohur në rajon.i cili kurrë s’e lëshoi pushkën, krah për krah me axhallarët e tij!

Arben Geci është djali i dytë i Halil Gecit, njëri nga nipërit e vëllezërve Geci. Gjithashtu Arbeni ka qenë i angazhuar në çështje kombëtare dhe politike.  Arbeni ishte krahu i fortë i axhallarëve dhe babait të tij Halilit, i përfshirë me pushkë në dorë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Arbeni, si pjesë e brezit të ri të familjes Geci, është një trashëgues i kësaj trashëgimie që ka pasur familja e tij në Kosovë.

Kjo është në pika të shkurtëra historiku i kësaj familjeje të madhe, me vlera  patriotike e kombëtare, të trashëguara nëpër breza, të shquar për trimëri, drejtësi, patriotizëm e atdhetari.