Zyrtarisht njeriu më i pasur në Kinë, themeluesi i TikTok kryeson listën e miliarderëve

Themeluesi i TikTok, Zhang Yiming kryeson tani listën e më të pasurve të Kinës, për herë të parë, sipas revistës ”Hurun”, me qendër në Shangai, e cila vlerëson pasurinë e tij në 49,3 miliardë dollarë.

“Zhang, 41 vjeç, i përket brezit të ri të biznesmenëve kinezë, të cilët janë më të fokusuar ndërkombëtarisht se paraardhësit e tyre”, sipas ‘Hurun’.

Sipas BBC, pronari i TikTok-ut, ByteDance, i themeluar gjithashtu nga Zhang, rriti qarkullimin global me 30% vitin e kaluar.

TikTok i njohur si Douyin në Kinë ka 200 milionë përdorues vetëm në Shtetet e Bashkuara. Zhong Shanshan dorëzoi vendin e tij të parë në listën e të pasurve për herë të parë në tre vjet.

Pasuria e 70-vjeçarit prej 47,9 miliardë dollarësh, e bazuar pjesërisht në markën e ujit në shishe ”Nongfu Spring”, e vendosi atë në vendin e dytë. Themeluesi i ”Tencent”, Ma Huateng ishte në vendin e tretë me pasurinë e tij prej 44,4 miliardë dollarësh.

Sipas ”Hurun”, numri i miliarderëve kinezë në dollarë ra vitin e kaluar me 142 në 753. Pika më e lartë u arrit në vitin 2021, kur ishin 1 185.