Pjesë e protestës së opozitës ka qenë edhe një malësor, i cili ka dalë në rrethrrotullimin e Milotit me kalin e tij, duke iu përgjigjur thirrjes së opozitës për mosbindje civile. Për gazetarët ai tha se ka dalë të protestojë për bukën e gojës, ndërsa u shpreh se në SHBA duhet të fitojë Donald Trump.
“Nëse nuk fiton Trump”- tha protestuesi- “do të ketë luftë”. “I bëj thirrje Amerikës… fiton Donald Trump, shpëton bota. Mos fitoftë Donald Trump, luftë.
I bëj thirrje Trump të na shikojë. Edi Rama të ka ofenduar. Sot kam dalë, protestoj për bukën e gojës. Tërmeti ma prishi shtëpinë”.