Pse nuk ka sanksione për Serbinë? Ja si përgjigjet ambasadori Westerlund

Ambasadori suedez, Jonas Westerlund ka thënë se është i angazhuar në dialogun me Kosovën, ndërsa ka shtuar se serbët në veri po ndihen të braktisur nga Beogradi dhe Prishtina zyrtare.

“Unë jam mjaft i angazhuar në dialog me Prishtinën për të mbështetur planin e Ahtisarit dhe të drejtat e pakicave në Kosovë”, ka thënë Westerlund.

I pyetur se pse nuk ka sanksione për Serbinë, ambasadori suedez ka thënë se kjo pyetje i përket ambasadorit në Beograd, ndërsa ka theksuar se çështja e masave është diskutuar edhe në Bruksel.

“Këto masa janë vënë në qershor të vitit të kaluar vetëm disa ditë pas incidentit në Zveçan. Ka pasur edhe ngjarje të tjera dhe duhet që të balancojmë këto”, ka thënë Westerlund.