“Hekur han”, Valon Syla ironizon me emrin e Hekuranit Muratit

Në emisionin ‘Pressing’ në T7 panelistët po diskutojnë për vendimin e Qeverisë Kurti për rritjen e vlerës së pagave.

Në një moment, gazetari Valon Syla ironizon me emrin e ministrit të Financave, Hekuran Murati, duke thënë se e ka emrin e fortë sikur ‘Hekur han’.

“Prej panikut me Hekuranin, që e ka emrin e fortë ai, pra Hekur han, që e shkun Kurti i thotë qu dil diqka, bon diqka, pshtona. Edhe del ai me këtë zgjedhje që është amatoreske që krejt ministrat e financave që kanë qenë përpara keshin me këtë vendim se e din që është i parealizushëm”, tha Syla.