Gjesti dëshiron të largohet nga BBVK?

Xheneta e ka motivuar Gjestin për qëndrimin brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Ky i fundit derisa po fliste me Xhenetën u shpreh paksa i dëshpëruar në raport me qëndrimin e tij brenda BBVK3.

“Ti ki shumë sene të mira për të bërë. Unë nuk mundem me ta imponu me qëndru, por mendoj që ja vlen me nejt ti. Është e vështirë, ka momente që secilit na vjen të dal”, i tha Xheneta.

Gjesti thotë se nuk po mundet të adaptohet pasi ka menduar që njerëzit do jenë më të qetë aty brenda.

“Po mua po më vjen çdo ditë…Unë kam edhe karrierë jashtë. Nuk e kam besu që shkon kështu, kam menduar që njerëzit do jenë më të qetë dhe ta respektojnë njëri-tjetrin”, iu shoreh Gjesti-Xhenetës.