Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka ndërprerë kontratën me firmën “AL DUSHI SH.P.K” pasi kjo e fundit s’ka arritur që të realizojë dërgesat diplomatike jashtë vendit sipas afateve të përcaktuara.
Në arsyetimin e MPJD për shkëputje të kontratës janë numëruar një numër parregullsish, përfshirë edhe dëmtimin e disa zarfeve me dokumentacione.
Gjithashtu përmendet edhe fakti që 406 pasaporta, 165 leternjoftime dhe 4 vendime për lirim/fitim shtetësie s’kanë arritur në destinacione.
Për pasaportat që evidentohen në këtë dokument të MPJD si dokumentacion që s’ka arritur ende në adresat e destinuara, Gazeta Metro raporton se të njëjtat kanë humbur.
Këto mbi 400 pasaporta kishin pasur destinim 12 vende të huaja ku jetojnë shtetasit kosovar.