Sherri Lela-Zekthi në studion e “Open”, Milaim Zeka për Eni Vasilin: Shumica e moderatorëve nuk janë për atë punë, por për Big Brother

Një debat i ashpër ka shpërthyer në studion e emisionit “Open” mes Drejtorit të Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, dhe analistit Fitim Zekthi.

Pjesë nga debati:

Zekthi: E kuptoj pozitën tënde, duhet të mbrosh marrëzira.

Lela: Ti po më thua them marrëzira dhe do të lë.

Zekthi: O Fredi nuk je i marrë, je shumë i zgjuar, por e kuptoj hallin tënd.

Lela: Çfarë halli kam unë?

Zekthi: Mbron një politikë të papranueshme.

Lela: Për cilin hall e bëj, përveç se dua?

Zekthi: Pikërisht, mbron diçka jo parimore. Kjo është të mbrosh politikanë që kanë vjedhur këtë vend.

Lela: Ti ke qenë kandidat për deputet i kësaj partie, unë s’kam pasur asnjë rol në atë parti vëlla

Zekthi: Ti i ke mbrojtur të gjithë me radhë, ke mbrojtur Ramën, Metën, të gjithë me radhë

Lela: Hahaha

Zekthi: Ta dinë shqiptarët. E do personale tani? Më ka thënë, Zekthi unë do tradhtoj PD-në, këtë herë jam me Ramën. A ke kërkuar mandat të dytë për Ramën, me editorial e ke bërë

Lela: Ti po bën një turp të madh, edhe nëse i kam thënë…

Zekthi: E ke bërë editorial

Lela: Si e kam bërë Ore ti b… Unë kam ikur nga media e madhe për Ramën. Unë për këtë kam ikur. Si nuk të vjen turp?! (Hedh shishen drejt Zekthit)

Zekthi: O maskara!

Lela: I kam bërë publikisht betejat unë, jo skutave. Për këtë kam ikur nga media e madhe sepse kam thënë nuk e mbroj pushtetin e Ramës. Kujtoja këtij sharlatani!

Zekthi: E teprova Alfred, mos e tepro më!

Pas kësaj ka reaguar gazetari Milaim Zeka, i cili ka publikuar një shkrim të gazetës Tema, ku kritikohet edhe moderatorja Eni Vasili.

““Po po, ke ikur, e di unë” – Qendrimi i turpshëm i Eni Vasilit dhe një shembull i freskët nga kolegia e saj”, është titulli i shkrimit.

“Dhe ndërsa e thoshte këtë, në një debat ku fliste e vepronte si njeri rruge, duke hedhur dhe bidonë me ujë në drejtim të bashkëbiseduesve, drejtuesja e emisionit, Eni Vasili, në vend të mbante qendrim si kolegja e saj e A2, Bruna Çifligu, e cila mbylli emisionin kur të ftuarit e saj nisën të fyenin njëri-tjetrin, mbështeste Lelën dhe tundte kokën”, shkruan “Tema“.

Ndërsa Zeka shkruan: “Shumica apsolute e moderatoreve, femra e meshkuj, nuk jane per ate pune, po per BB”.