Klotilda Harka, e cila në një emision në Shqipëri u prezantua nga moderatori si eksperte e shoubizit – ajo këmbënguli se është eksperte edhe e gjuhës – e ka kritikuar shqipen që e flasin kosovarët, duke thënë se kjo gjuhë “s’është gegë fare”, por, sipas saj, një “miks”. Sidoqoftë, ajo përdori disa fjalë të huaja gjatë kritikës për gjuhën e kosovarëve.
“Ajo është një tjetër histori, që na e kanë futë, domethënë, dialektin… – Nuk po them gegë, se s’është gegë fare. Gegë është… – Po, ajo është tjetër gjë, është bërë një miks, andaj unë thashë kaos. Është bërë një miks, sa duhet të studiosh këtë gjuhën e kosovarëve që të kuptosh këngët e tyre” – tha ajo.
Harka madje mendon se kosovarët duhet ta studiojnë më mirë gjuhën shqipe “të pastër” për t’i kuptuar këngët e Pirro Çakos.
“Dhe ata duhet të studiojnë më mirë gjuhën shqipe t’pastër që t’i kuptojnë këngët e Pirro Çakos. Më kupton? Domethënë, është krijuar një lloj…” – vazhdoi ajo.
Kur një mysafire tjetër në emision i cilësoi këto fjalë si qëndrim “paksa paragjykues”, Harka iu kundërpërgjigj: “Jo, s’është paragjykues fare. Kjo është e vërteta e pastër.”
Megjithatë, Harka përdori fjalë të huaja gjatë kritikës së saj, si “okej” dhe “miks”.
Videoja nga minuta 12:50: