Mori kritika për paraqitjen në Big Brother, reagon Fero

Ish-reperi gjilanas, Fero, mbrëmjen e djeshme (e mërkurë) ka qenë i ftuar special në Big Brother VIP Kosova 3.

Ai u shfaq në një konferencë për media, ku banorët e këtij formati, u shndërruan në gazetarë.

E ata i bënë pyetje të ndryshme rreth jetës dhe karrierës së tij profesionale, duke qenë se tani po bën një jetë krejtësisht tjetër.

Por siç shihet, ish-këngëtari mori reagime të shumta e kritika për paraqitjen në një reality shou si Big Brother.

I njëjti për këtë hodhi disa video në InstaStory duke iu përgjigjur këtyre komentuesve.

Reagimi i plotë i Feros:

“Me qenë i keq pse i keq, me qenë i mirë pse i mirë, me fitu pse me fitu, mos me fitu, pse mos me fitu, me ec, vrapo, me vrapu, ndalu. A jeni mirë. Allahu ju udhëzoftë të gjithëve.

Edhe për juve që mendoni se dini më shumë se unë, unë s’po them që di më shumë se ju shpresoj ju me dit më shumë se unë vetëm se unë mundem me ju çudit se sa di unë, edhe tjetra ju sfidoj të gjithëve me gjet një argument sheriatik që mua më ndalohet me shku me një vend të haramit me urdhëru për të mirë dhe të ndalohet e keqja.

O gjithologët e mi, ju dua fort, jam ende duke ju pritur që ta gjeni argumentin se po pretendoni se jeni shumë të dijshëm dhe po pres me ma gjet argumentin”.