Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaimi kishte një porosi për banorët pas debatit që u krijua në lidhje me Kosovën e Shqipërinë.
Milaimi u tha banorëve që banorët brenda e kanë fuqinë që ta ndryshojnë këtë gjë dhe të mos ketë ndasi.
“Nuk ka Flamur të Shqipërisë, ka vetëm Flamur shqiptar”, u shpreh Milaimi.
“Ju që jeni brenda pikërisht duhet ta luftoni këtë ndasi, punën e dialekteve”.
Ju fitoni poena te shqiptarët deri në Australi e Zelandë të Re, duke i luftuar këto budallaqe, mos luftoni për dialekte”.