Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”,
Juliana Nura, në një intervistë për “Onima” u shpreh
se Einxhel Shkira do të ishte ideale për rolin e opinionistes në këtë sezon, duke thënë:
“Duke e ditur që kolltuku më shumë do t’i kishte hije Einxhel Shkirës që e përgëzoj për aftësinë që ka,
mënyrën si flet, është shumë e gatshme dhe logjika i punon shumë mirë.”
Ajo theksoi se nuk ishte koha e duhur për të marrë këtë rol për shkak të angazhimeve të tjera, duke shtuar:
“Nuk dua që asnjë përqind të energjisë që ia jap fabrikës dhe angazhimeve të tjera, e kam anashkaluar mundësinë për të qenë opinioniste në Big Brother.”
Për opinionistët aktualë, Milaim Zekën dhe Olta Gixharin, ajo tha: “Të dy janë shumë të mirë se nuk janë kot në atë vend, por unë mendoj që ne si shqiptarë të Kosovës, ndryshe nga Shqipëria, gjithmonë duhet të kemi një opinionist nga Shqipëria.” Ajo shprehu gjithashtu disa rezervime për Gixharin, duke theksuar: “Nuk e kupton edukatën, kulturën, zhargonin tonë.”