Edon Zhegrova edhe njëherë u tregua vendimtar për skuadrën e Lille.
Skuadra franceze shënoi fitoren e dytë radhazi në Champions League, ku pas Real Madridit, mposhtën në udhëtim Atletiko Madridin, me rezultat 1-3.
Ylli kosovar shënoi golin e barazimit, duke e lënë të shtangur një nga portierët më të mirë në botë, Jan Oblak.