Fadil Geci ka vazhduar edhe sot dëshminë në Gjykatën Speciale kundër krerëve të UÇK’së.
Geci pretendon se Thaçi e ka shkruar komunikatën 59 ku kërkohet vrasja e vëllait të tij, Gani Gecit.
“Komunikatën 59 nuk jem ndal na kemi bisedu me krejt shtabin e kemi pyet kush e ka shkru. Për këtë Milaim Zeka e informoi vëllain tem Gani Gecin. Kurrfarë jarani se kom Milaim Zeken edhe ai është marksist, ai është jaran i këtyne këtu edhe pse është nip i Llaushës. Çka ka ma të keqe se me nënshkru komunikatën 59”, deklaroi Geci.
“Pajtohesh me mua se përpos asaj që pretendon Thaçi nuk ka thënë asgjë të keqe për familjen Geci”, pyeti mbrojtja e Hashim Thaçit.
“Jo nuk ka thënë asgjë të keqe veç ka dhënë urdhër për komunikatën 59”, tha dëshimtari.
Tutje, mbrojtja e Thaçit pyeti Gecin nëse Thaçi gjatë luftës ia puthi dorën?
Geci e konfirmoi se ishte e vërtetë, por sipas tij kishte prapavijë.
“Burri që ta puth dorën është i rrezikshëm, katastrofë është. Kur menon që është në rrezik tonat i bon”, deklaroi Geci.
Në këto momente shihet teksa Thaçi shpërthen në të qeshura.
“Femnat me ma puthë dorën e kam mërzi e le mo burrat”, shtoi ai.