Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është simbol i lirisë, krenari dhe identitet kombëtar.
Ai në Facebook ka postuar një fotografi me Kadri Veselin, Lulin e UÇK-së, duke thënë se kjo usjtri është projekti më madhor i shqiptarëve.
“Ushtria Çlirimtare e Kosovës është simbol i lirisë. Është krenari dhe identitet. Është projekti më madhor i shqiptarëve në 100 vitet e fundit, kurorëzim i përpjekjeve ndër vite për liri e pavarësi të Kosovës”, ka shkruar Shala.