Në dëshminë e Fadil Gecit në Gjykatën Speciale kundër krerëve të UÇK’së, ka marrë vëmendje, Hashim Thaçi, cili ka shpërthyer në të qeshura me deklaratat e Gecit.
Geci pretendon se Thaçi e ka shkruar komunikatën 59 ku kërkohet vrasja e vëllait të tij, Gani Gecit.
“Komunikatën 59 nuk jem ndal na kemi bisedu me krejt shtabin e kemi pyet kush e ka shkru. Për këtë Milaim Zeka e informoi vëllain tem Gani Gecin. Kurrfarë jarani se kom Milaim Zeken edhe ai është marksist, ai është jaran i këtyne këtu edhe pse është nip i Llaushës. Çka ka ma të keqe se me nënshkru komunikatën 59”, deklaroi Geci.
“Burri që ta puth dorën është i rrezikshëm, katastrofë është. Kur menon që është në rrezik tonat i bon”, deklaroi Geci. Në këto momente shihet teksa Thaçi shpërthen në të qeshura.
“Femnat me ma puthë dorën e kam mërzi e le mo burrat”, shtoi ai.
Pas kësaj ka reaguar Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit.
Endriti në profilin e tij në “Instagram” ka postuar një fotografi të ish-presidentit, i cili qesh me deklaratat e dëshmitarit Fadil Geci.