Ilir Meta po kthehej nga Kosova! Zbardhen detaje si agjentët e BKH-së u “maskuan” për të mos u zbuluar! E ndoqën me makina civile nga pika kufitare e Morinës dhe…
Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta po kthehej nga Kosova, ndërsa u arrestua në Tiranë me urdhër të të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK).
Gazeta Panorama raporton se Meta është mbajtur nën vëzhgim nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit nga pika kufitare e Morirës, pasi është futur në territorin e Shqipërisë.
Agjentët e BKH-së dhe forcat e policisë u maskuan për të mos u zbuluar dhe përdorën automjete modeste për të lëvizur.
Ata e përcollën veturën me të cilën po udhëtonte Ilir Meta nga Morina deri tek Kthesa e Kamzës në kryeqytet.