VIDEO-EMISIONI I PLOTE RREZE DIELLI 21 TETOR
Fuqia shëruese e gjetheve të dafinës dhe vajit esencial, përdorimet dhe disa
Dafinën fatmirësisht në vendin tonë e gjejmë kudo, në çdo oborr apo rrugë. Kjo bimë hyjnore është e pasur me vitamina e antioksidantë natyralë që njihen për vetitë në mbrojtjen e shikimit, por edhe mbrojtjen nga kanceri i mushkërive.
Dafina ka në përmbajtjen e saj një nivel të lartë të mineraleve si bakri, potasi, kalcium, mangani, hekuri, zinku dhe magnezi. Dafina është përdorur nga paraardhësit tanë në rastet e shfaqjes së epidemive, ndërsa romakët e lashtë e përdornin dafinën për të trajtuar sëmundjet e mushkërisë.
E përdorur gjerësisht në mjekësinë tradicionale, kjo barishte konsiderohet gjithashtu si një simbol i nderit, grekët e lashtë kurorëzonin heronjtë e tyre të luftës dhe Olimpët me një kurorë me gjethe dafine. Në ditët e sotme gjethet e dafinës, vërtetë meritojnë një vend nderi në fushën shëndetësore, këto gjethe kanë aftësi fantastike të detoksifikojnë trupin,
përshpejtojnë procesin e shërimit, mbrojnë organizmin nga infeksionet, mbajnë diabetin nën kontroll, reduktojnë inflamacionin, rregullojnë frymëmarrjen, përmirësojnë tretjen, lehtësojnë dhimbjet nga reumatizma, luftojnë bronkitin, parandalojnë gripin e shumë të tjerë.
Ndaj në ‘Bima dhe Shëndeti’ në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja tregojmë arsyet se përse duhet ta përdorim dafinën më shpesh në jetën e përditshme dhe si kombinuar me produkte të tjera, t’a përdorim në kurim të një sërë problematikash shëndetësore.