Sot në Gjykatën Themelore është mbajtur seanca gjyqësore ndaj të akuzuarit, Bedri Krasniqi nën dyshimin për kërcënim ndaj Shkumbin Mehmetit, me çrast i akuzuari shprehu gatishmërinë për bashkëpunim ndonëe mohoi akuzën.
Krasniqi tha se shanset për komunikuar me Shkumbinin gjatë ditës kur ky i fundit prentendon se u kërcënua, janë minimale, për të mos thënë as minimale. Megjithatë, Krasniqi pranon se një përshëndetje fetare e kanë bërë.
“Kjo vepër s’ka ndodh kurrë, s’është kry kurrë por megjithatë jam i gatshëm me pranu edhe dënim, sepse po du me ia lehtësu punën Gjykatës. Kur unë kam shku aty, aty janë grilat, është një ndarje ku oficerët e Shërbimit Korrektues janë brenda burgut, e të përcjellin deri të oficerët e transportit. Aty kur kemi shku kanë qenë me dhjetëra oficer, edhe gjatë transportit por edhe në burgun e Sigurisë së Lartë. Meqë, unë me Shkumbinin njihemi shumë moti, jemi përshëndetur nga largësia me “Selam Alejkum”. Jemi vendos në kombibus, unë kam qenë në anën e dhjathtë, ai në të majtën”.
I pyetur nga gjykatësi, se a i është drejtuar Shkumbinit me fjalën “është mirë të kujdessesh për familjen tëndë, më mirë sesa me u kujdes për disa gjëra të tjera”, Krasniqi e mohoi akuzën.
“Në kombibus është e pamundur me fol, plus atë ditë ka qenë siguria në ekstrem e lartë. Jo, kurrë hiç, sepse kombibusi përveç ndarjes që e ka, atë ditë alarmat kanë qenë të ndezur gjatë tërë rrugës, edhe me dashtë nuk ki shanseme komuniku. Plus, oficerët në të dyja anët e kanë ndonjë dirtare ku kohëpaskohe munden me të pyet ‘a je mire?’, ma lehtë flet me oficerë se me tjetër kënd”.
“E vetmja gjë që kam dëgju prej tij është kur jemi fut në bodrumin e Gjykatës, ata e kanë nxjerr të parin, edhe e kam dëgju t’u i thanë oficerëve se e ka mundu rruga. Gjatë transportit asnjë fjalë s’kemi mujtë me ndërru mes vete”, shtoi ai.
Krasniqi teksa përsëriti gatishmërin e tij për pranimin e veprës, duke e mohuar prapë akuzën, la të kuptohej se nga Shkumbini këtë herë ishte lënduar moralisht, pasi me të njëjtin kanë edhe lidhje familjare.
“I nderuar gjyqtar, fjalët që t’i kam thanë atë ditë, deri në vdekje i mbajë; kurrë këtë vepër kry s’e kam, as nuk ka ndodh kurrë kjo vepër. Pra, jam i gatshëm me sakrifiku në dëm temin në shenjë respekti për ty që ke qenë korrekt prej fillimit, edhe për Gjykatën sepse më ka dhënë drejtësi e cila më ka munguar qe sa vjet. Prapë nuk i tërhjeki fjalët, kurdoni e mbyllim këtë çeshtje. Iu garantoj që kjo vepër s’ka ndodh”.
“Shkrune qysh doni, veç s’mundem me thanë me gojë teme se jam mysliman, s’më lejohet me rrejtë, se e kisha pranu pa problem. Veç jemi përshendet qysh e kemi bë tanahere, qysh vazhdon edhe sot. Shkumbinin e kam taku t’u shku në vizitë, pas seancës, jemi marr përqafe. Unë asnjëherë s’jam prish me Shkumbinin, se ai më ka akuzu edhe për vrasje, se kjo është vepër e lehtë kur më ka akuzu për vrasje, por këtu më ka rëndu shpirtërisht sepse ne njihemi familjarisht. Une prapë e du Shkumbinin, edhe ai m’u më don, por Shkumbini ka tentu gjithmonë me më bë mu dëshmitar për do raste që unë s’jam kanë i pajtimit. Edhe vetë e ka shpjgu në proces gjyqësor këtë që po e them unë”, tha ai në këtë seancë gjyqësore.