Një përplasje mes dy banorëve të shout më të madh televiziv Big Brother VIP Kosova 3, ka arritur sonte kulmin.
Ana i kërkoi Burimit të mos e akuzonte më atë për të qenit shfrytëzuese, për çka dhe e luste të diskutonte më të për t’u sqaruar pse e quante të tillë.
‘’Ngom çka po të thom. Nuk të foli mo. Je ka më ngjet fjalë që nuk janë të vërteta’’, dëgjohej t’i thoshte Ana, Burimit.
Ndërsa Burimi i reagonte me ‘’Unë e them atë që e mendoj për ty. Unë e di që po më shfrytëzon edhe kaq’’.
Si pasojë e këtij diskutimi, Ana i kërkoi ashpër që Burimi të mos komunikonte kurrë më, derisa ky i fundit e paralajmëroi se do shihen në Prime-n e së hënës.