Berisha për aksionet në Veri: Kurtit e Vuçiqit i duhen këto aksione për ti mbuluar dështimet e tyre

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, për FrontOnline, thotë se Qeveria Kurti përmes Policisë së Kosovës, ndërmerr aksione në veriun e vendit, në mënyrë që të inskenoj situatai që të tërheq vëmendjen e publikut nga dështimet e saj nga brenda dhe nga premtimet e dështuara.

‘’Gjitha këto janë skenare që Kurtit dhe Vuçiqit i duhen për të bërë skenare, që ta heqin vëmendjen e qytetarëve nga dështimet dhe kauzat e rrejshme me të cilat erdhi në pushtet’’ thotë ai.

Deputeti Berisha potencon se Kurti po e mbanë veriun e vendit si kartë me të cilën ai po luan sa herë që po i duhet të inskenoj gjëra të tilla.

‘’ Pra sa herë ka presion nga partnerët ndërkombëtar, Kurti inskenon këso situata në veri dhe vetëm këtë kartë po e mbanë Kurti për zgjedhje. Ky është mirazh i marshimit të tij’’ tha ai.

Berisha, shton se po ashtu do të duhej të dihej se çfarë kishte edhe nԯ kamionin e ndaluar në Veri.

‘’Këta e kanë pasur gjithë gojën sovranitet, kemi ndalur kontrabandën, e para dy jave a doli Qeveria me qëndrim se kanë ndaluar një kamion me mallëra, duhet pyetur se çfarë mallërash ishin, ku janë destinuar ato mallëra, çka ka pasur në atë kamion e plotë pyetje tjera’’ u shpreh Berisha.