Historia e ish-miss Kosovës që u bë pjesë e BBVK, ishte rrahur nga ish-bashkëshorti

Pjesë e Big Brother VIP Kosova mbrëmë u bë edhe këngëtarja e njohur, ish-Miss Kosova, Drenusha Latifi.

Ajo ka thënë se pengu i saj i vetëm janë dy fëmijët e saj që i ka lënë jashtë.

Latifi bëri të ditur se ende nuk e ka marrë kujdestarinë e tyre dhe ajo uron që nëpërmjet këtij spektakli të rregullohet kjo gjë.

Këngëtarja para disa muajsh kishte njoftuar se ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj.

Ajo kishte publikuar fotografitë e lëndimeve që ka marrë.

Sipas Latifit, bashkëshorti i saj kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj, përgjatë pushimeve verore në Sarandë.

Ajo kishte thënë se gjendja e dhunshme e ish-burrit të saj mund të ishte stimuluar edhe nga substancat narkotike dhe përdorimi i alkoolit, ndërkaq që është ankuar për neglizhencë të rastit nga policia.

Ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit, Atila Kardes, ishte shoqëruar në Polici.