Anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj gjatë ditës së sotme ka vizituar një prej pikave kufitare të Republikës së Kosovës, për të vizituar pjesëtarët e Policisë që patrullojnë atje.
Haradinaj ka qëndruar te pika 1 te Kapija, pikërisht në vendin ku ditë më parë u panë forca serbe.
Këta pjesëtarë të Policisë, Haradinaj i quajti “heronj”.
Pikërisht 7 ditë më parë, kryeministri Albin Kurti njoftoi se forca serbe i janë afruar 50 metra kufirit me Kosovën.